Një nga vendet më të nxehta të globit po instalon ajër të kondicionuar nëpër rrugë në mënyrë që të mbajë ambientin sa më të freskët.
Gjatë verës, temperaturat në Katar arrijnë deri në 45 gradë Celsius dhe për këtë arsye është vendosur që Kupa e Botës 2022 në këtë shtet të zhvillohet në dimër.
Edhe pse vitin e kaluar nëpër stadiume u vendos ajri i kondicionuar, u pa e arsyeshme që ndeshjet e futbollit të luheshin në dimër.
Por, këtë vit, kondicionerë të mëdhenj janë instaluar edhe nëpër trotuare në mënyrë që njerëzit ta përballojnë më mirë vapën e tmerrshme.
Përveç kësaj, edhe rrugët po lyhen me blu, pasi kjo ngjyrë ul temperaturën, sipas autoriteteve në Doha./dita