Miliarderit Jeff Bezos, kreu i Amazonit, në vitin 2018 i është “hakuar” telefoni pasi ka pranuar një mesazh në WhatsApp i cili duket se është dërguar nga llogaria personale e princit të Arabisë Saudite, raporton mediumi britanik “The Guardian”.
Sipas rezultateve nga analiza e forenzikës digjitale, mesazhi i enkriptuar nga numri të cilin e përdor Mohammed bin Salman besohet se ka patur një virus i cili ka infiltruar telefonin e njeriut më të pasur në botë, transmeton Koha.net.

Kjo analizë gjeti se ndërhyrja në telefon ishte shkaktuar nga një dosje me video e infektuar e dërguar nga llogaria e princit saudit te Bezos.
Të dytë, duket se kanë patur shkëmbime të mesazheve miqësore në WhatsApp kur, më 1 maj të atij viti, dosja e infektuar është dërguar, ka thënë një burim në kushte anonimiteti për “The Guardian”.
Një sasi e madhe e të dhënave janë tërhequr nga telefoni i Bezosit brenda orëve, sipas këtij burimi. Por, nuk është zbuluar se çfarë është marrë nga telefoni ose se si janë përdorë ato të dhëna.
-
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kërkojnë që princi saudit të hetohet për hakimin e telefonit të Bezosit
-
A.Saudite i konsideron “absurde” pretendimet për sulm ndaj Bezosit
-
Pretendohet se i është hakuar telefoni njeriut më të pasur në botë, akuzohet Arabia Saudite
-
Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë, i pari në histori që arrin 200 miliardë dollarë
-
Shefit të “Amazonit”, Bezos, iu shtua pasuria për 22 miliardë euro