Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka shtuar pasurinë e tij deri në vlerën e 200 miliardë dollarëve, duke u bërë njeriu i parë në histori që arrin këtë shifër.
Vlera e aksioneve të tij u rrit në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa klientët kaluan në tregun me pakicë në internet, në mesin e shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Bezos është tashmë 78 miliardë dollarë më i pasur se Bill Gates, i cili është numri dy në tabelën e renditjes së njerëzve më të pasur në botë.
Ai u bë njeriu më i pasur në botë në vitin 2018, ku pasuria e tij u regjistrua të ishte mbi 150 miliardë dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Jeff Bezos sërish më i pasuri në botë
-
Pasuria e pronarit të Amazonit rritet për 13 miliardë dollarë brenda ditës
-
Shefit të “Amazonit”, Bezos, iu shtua pasuria për 22 miliardë euro
-
Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë më 2024, zbulon raporti
-
Zuckerberg i afrohet njeriut të tretë më të pasur në botë