Arabia Saudite e ka hakuar telefonin e pronarit të gazetës “Washington Post”, Jeff Bezos, dhe ia ka marrë të dhënat që ndodheshin në të.
Këtë pretendon se e ka zbuluar hetuesi Gavin de Becker, që u ngarkua me punë nga Bezosi, për të zbuluar se si mesazhet e tij private janë publikuar online, transmeton KTV.
Sipas këtij hetuesi, ndërhyrja në telefonin e një prej njerëzve më të pasur në botë është e lidhur me raportimet e gazetës “Washington Post” për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Arabia Saudite ende nuk i ka komentuar këto dyshime.
De Becker ka bërë të ditur se tashmë ua ka dorëzuar gjetjet zyrtarëve amerikanë të drejtësisë për shefin e tij, i cili gjithashtu është pronar i “Amazonit”.
-
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kërkojnë që princi saudit të hetohet për hakimin e telefonit të Bezosit
-
A.Saudite i konsideron “absurde” pretendimet për sulm ndaj Bezosit
-
Telefoni i kreut të Amazonit “hakohet nga princi saudit”
-
Bideni diskuton për të drejtat e njeriut me mbretin saudit
-
Dy ish-punëtorë të Twitterit akuzohen se kanë spiunuar për Arabinë Saudite