– Thuajse në çdo specie gjitarësh, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt;
– Nëse një peshk të kuq e mbani në errësirë, ai do bëhet i bardhë;
– Jetëgjatësia e një peshku të kuq të zakonshëm është mbi 20 vjet;
– Kur ju hipin mornicat, qimet që ngrihen “mbërthejnë” ajrin dhe ju mbajnë ngrohtë duke mos e lejuar nxehtësinë e trupit të dalë jashtë;
– Sheiku Hamad bin Hamdan Al Nahyan, miliarder dhe pjesë e Familjes Mbretërore të Abu Dabit, e ka skalitur emrin e vet në ishullin privat Al Futaisi në Emiratet e Bashkuara Arabe;
Edhe
Mushkonjat tërhiqen edhe nga dioksidi i karbonit që e nxjerrim gjatë frymëmarrjes
– Duhen deri në dy orë për të zier një vezë struci;
– Qumështi i hipopotamit është ngjyrë rozë;
– Truri njerëzor ka kapacitet të ruajë gjithçka që njeriu përjeton;
– Në dhjetë minuta, një uragan lëshon më shumë energji sesa të gjitha armët bërthamore së bashku;
Edhe
Lincolni e lejoi macen të jetë “pjesë” e një darke zyrtare në Shtëpinë e Bardhë – fakte që nuk i keni ditur
– Një tryezë pune në zyrë ka 400 herë më shumë baktere se një tualet;
– Pema e ullirit mund të jetojë deri në 1500 vjet.