Janë mbi tetëdhjetë vjeç, por kanë formë të shkëlqyer.
88-vjeçari Kollin Vin është lojtari më i vjetër. Ai thotë se përnjëmend kënaqet derisa luan me miqtë. Është një prej formave për të qenë sa më aktiv në vitet e pleqërisë.
Shumica e lojtarëve janë në të shtatëdhjetat. Për ta, loja nuk është aktivitet i zakonshëm fizik e shëndetësor. Të gjithë thonë se e marrin shumë seriozisht lojën, duke kaluar njëherësh kohë të mirë në shoqëri. Vinit i pëlqen të luajë ping-pong me Moria Njumanin.
Dhe kjo formë e aktivitetit po mbështetet edhe nga ekspertët.
Hulumtuesit ndërkombëtarë të bashkuar rreth Universitetit Flinderz kanë studiuar aktivitetin e të moshuarve prej 73 deri në 89 vjeç. Studimi ka treguar se pjesëmarrësit e aktiviteteve të ngjashme në Britani janë më të lumtur me kalimin e ditëve.
Të dhënat tregojnë se rutina e ngjashme ka rëndësi të jashtëzakonshme për të moshuarit. Studiuesit thonë se të bësh aktivitetet që i do, padyshim se do të ndikojnë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor, pavarësisht sfidave të moshës.