Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Tajlandë, diplomohet 91 vjeçarja

Në Tajlandë, një grua 91 vjeçare mori diplomë universitare.

Sipas lajmeve në mediat lokale, 91 vjeçarja Kimlan Jinakul, arriti të diplomohet në Departamentin e Shkencave të Mjedisit të Universitetit të Hapur Sukhothai Thammathirat, ku kishte marrë 10 vjet shkollim, transmeton aa.

Ajo në deklaratën e saj duke theksuar se edukimi nuk ka moshë, tha se është shumë e lumtur se ka pasur mundësinë për të vazhduar edukimin pasi që para shumë vitesh është detyruar ta ndërpresë.

Kimlan diplomën e saj e mori nga Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn.

Diplomat e atyre që diplomohen nga universitetet shtetërore në Tajlandë, jepen nga anëtarët e familjes mbretërore.