Italiani Leonardo Altobelli mori diplomën e 15-të në moshën 91-vjeçare dhe ka vendosur të jetë fundi i studimeve të tij.
Mjeku 91-vjeçar thotë se tani do t'i përkushtohet shkrimit të një libri për jetën e tij.
“Unë jam studenti më i vjetër në botë, por pas kësaj diplome do të ndalem sepse do të doja të lija për kujtimet e ardhshme se çfarë bëra dhe pse e bëra”, ka thënë ai pasi mori diplomën e 15-të.
Altobelli ishte mjek i mjekësisë familjare deri në moshën 70-vjeçare, por edhe kryebashkiak i qytetit të tij të lindjes, Troia, pranë Foggias.
Ndër 14 diplomat e tjera të tij universitare janë diploma në drejtësi, shkenca politike, letërsi italiane, filozofi, pedagogji (dy herë), shkenca agrare, shkenca dhe teknologji ushqimore, turizëm, histori, bioteknologji, arkeologji dhe së fundmi një diplomë master në kriminologji.
“Tani do t'i përkushtohem shkrimit. Të rinjve u them ta duan atë që bëjnë. Të përqafojnë punën e tyre dhe ta bëjnë me buzëqeshje dhe qetësi. Gjithmonë kam ndjerë pasion për të përvetësuar njohuri të reja dhe për këtë arsye e quaj veten ‘student i botës’ ”, përfundoi Altobelli.