Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikania 15-vjeçare me diplomë universitare

Në mesin e milionave që po festojnë diplomimin nga universiteti në SHBA, këtë pranverë është edhe një 15-vjeçare nga Oklahoma, një nga amerikanet më të reja me diplomë universitare.

Shania Muhammad u diplomua në Universitetin Langston me diplomë në arte dhe me notën më të lartë në klasën e saj. Ajo ka thënë se dëshiron të vazhdojë karrierën në komunikim publik dhe të publikojë një libër për eksperiencën e saj në shkollë.

“Gjëja më e madhe e imja është... ta përhap historinë time”, i tha ajo KOCO-TV.

Diplomimi universitar në moshë të re nuk është i pazakontë, por mbetet i rrallë. Faqja e historisë dhe kulturës “oldest.org” ka bërë një listë të 10 të diplomuarve më të rinj dhe Muhammad është në moshën e njëjtë me numrin 10 në atë listë: Kathleen Holtz, e cila diplomoi në filozofi në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në vitin 2004.

Muhammad ka thënë se ajo dhe familja e saj nisën përgatitjet për të që ta përfundonte universitetin në moshë të re që kur ishte tetë vjeç, kur shumica e fëmijëve amerikane janë në klasë të dytë.

Edhe Katër kosovarë diplomojnë në akademitë prestigjioze ushtarake në SHBA Arbëri Katër kosovarë diplomojnë në akademitë prestigjioze ushtarake në SHBA

Ajo ka shtuar se përkushtimi për suksesin e saj ka qenë më shumë një interes në të qenit sa më shumë e arsimuar.

“Ne jemi dijetarët zezakë të padukshëm të kësaj bote”, ka theksuar ajo.