Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Super-vetura në shitje vetëm me Bitcoin

Një pronar i paidentifikuar i super-veturës McLaren 720S të vitit 2017 ka njoftuar fansat e tij në faqen Craiglist, se është i gatshëm ta shesë atë vetëm me Bitcoin.

McLaren me ngjyrë portokalli ka kaluar vetëm 1.200 kilometra dhe pronari i tij e ka vlerësuar me 25 Bitcoin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lexoni edhe: 

Rolls-Royce Ghost ngjyrë ari që kushton ‘vetëm’ 15 Bitcoin [foto]

Sipas vlerës së Bitcoin, i cili ndryshon pothuajse vazhdimisht, vetura kushton rreth 472.000 dollarë, transmeton ksp. Blerësit e interesuar për të shikuar veturën duhet të paguajnë depozitë në vlerën 0,00001 Bitcoin.

McLaren 720S është lansuar në mars të këtij viti si pasues i modelit 650S nga seria super sport. Ka motor 4.0 litra V8 me 720 kuaj fuqi.

Nëse arrin ta shesë, pronari i këtij McLaren nuk do të jetë i pari që merr Bitcoin për veturë. Kohë më parë një investues kinez ka paguar 5.3 milionë dollarë në Litecoin për bolidin Formula 1 nga viti 2016.

Javën e kaluar Bitcoin ka arritur vlerën 19.500 dollarë dhe analistët parashikojnë rritje deri në 50.000 dollarë.

{gallery}