Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zbulohet McLareni i parë që ofron edhe shpejtësi e edhe komoditet për vozitje për distanca të largëta

Ky është McLaren GT, një veturë e cila sipas kësaj kompanie ofron komoditetin e njëjtë sikurse Bentley Continental GT e Aston martin DB11, por është më i lehtë e më i shpejtë.

GT është modeli i parë i McLarenit që kualifikohet si “Grand Tourer” (veturë e dizajnuar për shpejtësi të larta për vozitje në distanca të largëta). Ashtu siç sugjeron edhe emri, kjo veturë është më praktikja që ka prodhuar McLaren ndonjëherë, transmeton koha.net.

E komoditeti i veturës nuk ka ndikuar në performancen e tij.

McLaren GT ka motorin 4.0 litërsh V8 twin-turbocharged i cili bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.2 sekonda e atë maksimale 327km\h.

McLaren GT peshon vetëm 1,530 kilogram e ka 612 kuajfuqi.

Edhe Lansohet një prej veturave më të shpejta Auto Lansohet një prej veturave më të shpejta

GT tashmë mund të porositet me një çmim fillestar prej 187 mijë euro.

{gallery}