Një stjuardesë e re e kompanisë së fluturimeve British Airways, bëri një gabim fatal që në ditën e parë të punës. Ajo hapi aksidentalisht një derë emergjence të aeroplanit gjatë fluturimit, duke bërë që dera të dëmtohej, me ç’rast pasagjerëve iu vonua fluturimi për katër orë.
Siç shkroi “Independent”, dera që stjuardesa e hapi, i kushtoi kompanisë gjithsej 50 mijë funte dëme, ndërsa aeroplani Boeing 777, u ul dhe u dërgua në servisim.
Për shkak të vonesës, pasagjerët u nervozuan, derisa kompania u detyrua që të niste një aeroplan tjetër për ta.
Linja ajrore bëri të ditur se pasagjerët patën kuponë për ushqime dhe pije gjatë pritjes, ndërsa iu kërkoi falje për incidentin.
“Aeroplani u kthye dhe klientët zbarkuan normalisht. Ne u kërkojmë falje pasagjerëve për shqetësimin e shkaktuar", u tha në reagimin e aeroplanit.
-
Shkëputja e derës së aeroplanit “Boeing 737 Max”, raporti konstaton mungesën e bulonave
-
Pasagjeri “tmerrohet” pasi u bllokua në tualetin e aeroplanit
-
Aeroplani humb dritaren gjatë fluturimit, kthehet në tokë menjëherë
-
Qantas Airways detyrohet t’iu kërkojë falje pasagjerëve
-
Pasagjeri s'e pranoi maskën, aeroplani kthehet prapa