Kuriozitet

Spirale fluturuese e mistershme spikatet në qiell

Një teleskop japonez ka kapur një "spiral fluturues" të çuditshëm blu në Hawaii. Duke e publikuar në YouTube, llogaria zyrtare e “Subaru Telescope”, e cila operohet nga Observatori Kombëtar Astronomik i Japonisë, shpërndau videon e frikshme, e cila tregonte vorbullën "misterioze" të dritës në formën e një galaktike spirale që shfaqet shkurtimisht në qiellin e natës sipër Maunakea, Hawaii më 18 janar.

"Një spirale fluturuese misterioze u pa mbi Maunakea. Pamje vërtet e pazakontë! A keni ndonjë ide se çfarë është? Shikuesit tanë të mprehtë zbuluan këtë ngjarje të rrallë...", thuhet në mbishkrimin e postimit në YouTube.

Përdoruesit e internetit reaguan shpejt ndaj videos. Ata ishin të intriguar nga spiralja misterioze fluturuese dhe kërkuan arsyen e formimit. Disa përdorues madje bënë shaka me jashtëtokësorë dhe anije kozmike.

Ndërkohë, sipas Observatorit Kombëtar Astronomik të Japonisë (NAOJ), rezulton se spiralja mahnitëse përbëhej nga karburanti i ngrirë i raketës që u hodh gjatë një nisjeje të SpaceX.

“Spiralja duket se ka lidhje me lëshimin e një sateliti të ri nga kompania SpaceX”, shkroi agjencia japoneze hapësinore në Twitter.

Sipas Space.com, lëshimi i SpaceX në fjalë ishte një raketë Falcon 9 që u nis nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida më 18 janar. Raporti përmend gjithashtu se spirale të tilla janë parë edhe në të kaluarën. Zakonisht shfaqet pasi faza e sipërme e Falcon 9 hedh karburantin e tepërt në oqean.