Këtë fundjavë rrugët e Londrës do të transformohen ndërsa edicioni i dytë i ‘Lumiere London’ do të ndriçojë qytetin.
Festivali sjell më shumë se 50 vepra arti me drita të inkoorporuara në të gjithë qytetin. Punimet e krijuara nga artistë britanikë dhe ndërkombëtarë, përfshijnë abazhurë të përmasave të mëdha, projeksione në Westminster Abbey dhe një fushë idilike lulesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Harrojeni grinë e janarit, ‘Lumiere London’ premton të jetë një nga periudhat më të shndritshme dhe ekzaltuese të vitit”, tha kryebashkiaku Sadik Khan në një deklaratë. Kjo sipas tij është një mundësi e shkëlqyer për të parë arkitekturën ikonike të Londrës dhe rrugët e saj në një mënyrë krejtësisht të ndryshme.
Eventi i këtij viti, shtrihet në lagjet në qendër të Londrës, por edhe në ato përgjatë bregut jugor të Tamizit. Syri i Londrës, Teatri Kombëtar dhe Galeria Hayward, janë ndër atraksionet kryesore. Festivali inaugurues i Londrës në 2016-ën tërhoqi më shumë se 1.3 milionë vizitorë gjatë katër netëve. Londra, i bashkohet me këtë festival një numri qytetesh të tjera si Praga, Amsterdami, Montreali, Singapori dhe Tokio.
{gallery}