Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shfaqja e veçantë me drita në Kopenhagë

Më shumë se 50 instalime dritash janë ndezur në Festivalin e Dritës së Kopenhagës në Danimarkë, duke sjellë një shkëlqim të nevojshëm në netët e errëta skandinave. Organizatorët thonë se kjo është shfaqja më e madhe e artit të dritës në Evropë, dhe do të jetë e hapur për të gjithë vizitorët për tri javët e ardhshme.

Veprat e artit janë vendosur nëpër anë të ndryshme të kryeqytetit danez, por të gjitha ato janë të lidhura me veprën e artit “The Green Beam”, një laser jeshil që “godet” qiellin për më shumë se 3.5 kilometra. Në urën e vjetër Knippelsbro në qendër të qytetit ka disa rreze dritash të drejtuara lart në qiell për t’u parë nga të gjithë. Vepra quhet “Bron”, që do të thotë “Ura” në gjuhën daneze.

Vitet e fundit, rreth 300 mijë njerëz vizituan festivalin e dritës çdo vit, duke eksploruar qytetin gjatë natës.

“Mendoj se po më jepet mundësia të shoh art në hapësirë publike. Mënyrë e mirë për ta parë qytetin nga një këndvështrim tjetër”, ka thënë një nga vizitorët.

Organizatorët kanë planifikuar rrugë 4 kilometra që i çojnë vizitorët në një shëtitje nëpër qytet në shumicën e veprave të artit, dhe për shkak se ndodhet në Danimarkë, ka edhe rrugë për biçikleta.

Vizitorët që duan të dinë më shumë rreth veprës së artit mund të bëjnë turne me udhërrëfyes.

Artisti i dritës, Ole Samsøe, nga Danimarka është i kënaqur me interesimin e madh për artin e dritës në hapësirën publike.

Edhe Qielli si kanavacë – vepra monumentale e frymëzuar nga Panteoni i Romës Kulturë 2 j. më parë Qielli si kanavacë – vepra monumentale e frymëzuar nga Panteoni i Romës

“Është një ide shumë e mirë për Kopenhagën. Ju e shihni Kopenhagën në një këndvështrim të ri. Befas ke gjithë këtë dritë kudo në qytet”, ka deklaruar Samsoe.

Qëllimi i festivalit është të transformojë errësirën e qetë dhe të ftohtë të dimrit, në një festë unike të artit të dritës, dhe të fokusohet në çështje të rëndësishme që bëhen nga artistë dhe organizata të reja.

Festivali i Dritës së Kopenhagës, i cili është falas për t'u vizituar, është i hapur deri më 25 shkurt.