Apollo 8 në 21 dhjetor të vitit 1968, niset nga Qendra e amerikane e Hapësirës Kennedy duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që del nga orbita e tokës, hynë në orbitën e hënës dhe të kthehet në mënyrë të sigurtë në tokë.
Ekuipazhi prej tre astronautësh i përbërë nga Frank Borman, James Lovell, William Anders u bënë njerëzit e parë që e shohin tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt anën e errët të hënës.
Anijes iu desh tre ditë për të arritur në orbitën e hënës. Në prag të Krishtlindjeve astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në tokë.
Misioni i suksesshëm Apollo 8 hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit John Kennedy për zbritjen e një njeriu në hënë përpara fundit të viteve 1960. Apollo 8 u kthye në tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me 3 astronautët u përplas në ujërat në pjesën veriore të oqeanit paqësor.
{gallery}
-
Artemis II përfundon me sukses misionin historik, astronautët kthehen në shtëpi
-
Ekuipazhi i misionit Artemis II largohet nga orbita e Tokës
-
NASA nis misionin e parë me ekuipazh në Hënë në gjysmë shekulli
-
NASA me mision të ri hapësinor, lansohet anija “Crew6”
-
Pesë dekada nga misioni i fundit me ekuipazh në Hënë