Lubjanë, 22 maj – Shërbimet sekrete të Sllovenisë shfaqën për herë të parë në median sllovene një reklamë për rekrutimin e agjentëve të rinj për të rinovuar dhe modernizuar agjencinë e spiunazhit në këtë shtet, pjesë e ish-Jugosllavisë.
”Njoftimi u drejtohet personave që janë të interesuar në fushat e shërbimit sekret dhe të sigurisë, të cilët janë të motivuar për sfida dhe të gatshëm për t’u përshtatur me metodat specifike të punës së agjencisë’’, sqaron Agjencia Sekrete e Sigurisë Sllovene (SOVA) në një fushatë publicitare publikuar në të përditshme ”Delo” dhe gazeta të tjera.
Kandidatëve, si kusht të detyrueshëm duhet të jenë me kombësi sllovene, do t’u propozohen poste të ndryshme pune.
”Ne kemi rekrutuar shumë pak agjentë të rinj gjatë viteve të fundit dhe me avancimin e shpejtë të teknologjive dhe rritjes së kërcënimeve dhe rreziqeve që lidhen me sigurinë, agjencia duhet të forcojë dhe të rinovohet me personel të ri në moshë’’, sqaron SOVA në një komunikatë për shtyp.
-
Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë
-
Presion kolosal: Si po i synon Rusia studentët universitarë për rekrutim ushtarak
- A po kthehet Sllovenia në Ballkan?
-
Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak
-
BE-ja e njoftuar me raportet se Rusia në Serbi ka stërvitur njerëz për destabilizim të Moldavisë