Një avion me dy pasagjerë ka bërë ulje emergjente të premten në autostradën afër qytetit të Brezjes në Slloveni dhe sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar.
Policia e Kranjit ka njoftuar se ka marrë njoftim se një avion ka bërë ulje emergjente në rrugën kryesore afër Brezjes në drejtim të Jesenicës, shkruan portali slloven 24ur.
Një regjistrim i bisedës mes pilotit dhe kullës së kontrollit, i cili mund të gjendet edhe në faqen e trafikut ajror, dëshmon se ka pasur një problem me motorin.
Një nga pilotët i tha kullës së kontrollit se duhej të ktheheshin në Lesce për shkak të problemeve me motorin.
Nenavaden dogodek na gorenjski avtocesti. Pred eno uro je pri odcepu Brezje v smeri Jesenic zasilno pristalo manjše...
Posted by 24ur on Friday, August 5, 2022
-
Panik gjatë fluturimit drejt Munihut, copat e motorit thyejnë dritaren, aeroplani kthehet në Selanik
-
Rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci, 4 të vdekur
-
Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë
-
Nëntë të lënduar nga ulja emergjente e një aeroplani në Gjermani
-
Rrëzohet një aeroplan në Arizona