Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Si u pritën gjermanët në vitin 1943 në Shqipëri

Në shtator të vitit 1943 trupat gjermane u futën në territorin shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia. Në kronikat e filmuara nga kameramanët e ushtrisë, të shfaqura në Gjermani dhe vendet e pushtuara apo aleate të saj, si dhe në kinematë e Tiranës, shihet qartë se shqiptarët nuk i kanë pritur aspak me pushkë.

Por edhe pse luftën e kishin të humbur, që pas thyerjes në Stalingrad në shkurt të vitit 1943, edhe pse më 6 qershor të vitit 1944 aleatët hapën frontin e dytë në Normandi, propaganda naziste bënte të vetën.

Në verën e vitit 1944, dhjetëra të rinj shqiptarë, nën tamtamet e miqësisë reciproke mes dy vendeve, dërgohen në Gjermani për studime verore universitare.

Kameramanët e ushtrisë kanë përgatitur gjithashtu edhe një kronikë të gjatë që ndërton me nota përkëdhelëse historinë e lashtë dhe të re të Shqipërisë, duke dhënë edhe një panoramë të jetës dhe zakoneve të kësaj pjese të Ballkanit/abcnews.

Artikuj të ngjashëm