Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Si ta kuptoni kur është koha ta shkëputni kontaktin me vëllain apo motrën tuaj

Ndërsa rrëfimet e Princit Harry për një marrëdhënie të trazuar me vëllain e tij, Princin William, në kujtimet e tij në librin "Spare" bëjnë bujë, ju mund të pyesni veten nëse ka ndonjë shpresë për një marrëdhënie kaq të vështirë, shkroi CNN.

Megjithëse marrëdhëniet e forta mes vëllezërve dhe motrave janë lidhur me shëndet dhe lumturi më të madhe, ftohja e vëllezërve dhe motrave është ndoshta më e zakonshme sesa ndarjet midis prindërve dhe fëmijëve të rritur, tha Joshua Coleman, një psikolog në San Francisko. Prindërit janë më shumë të motivuar për të riparuar ato marrëdhënie për shkak të rolit të tyre dhe turpit dhe trishtimit që mund të vijë nga të qenit të ndarë me një fëmijë, shpjegoi Coleman.

"Për vëllezërit e motrat, nuk ka të njëjtat pritshmëri për të qëndruar në kontakt", tha Coleman.

"Vëllezërit dhe motrat nuk kanë të njëjtin lloj shkeljeje të rolit që mund të prodhojë turp që mund të shërbejë si një motivues ose si një shtysë drejt riparimit".

Distancimi ose përfundimi i një marrëdhënieje me një vëlla ose motër mund të ndihet i vështirë ose i turpshëm, por njerëzit që nisin largimin nga njëri-tjetri mendojnë se ka përfitime, sipas Coleman.

Coleman thotë se arsyet tipike pse nisin përçarjet mes motrave apo vëllezërve përfshijnë trajtimin diferencial të prindërve, gjë që mund të shkaktojë që njëri vëlla apo njëra motër të distancojë veten sepse e ndiejnë veten më pak të vlerësuar. Një histori e abuzimi emocional, fizik ose seksual nga një motër/vëlla mund të jetë traumatike, veçanërisht nëse ata nuk kanë kërkuar falje ose njëri nuk ka mundur të falë. Rivalitetet mes vëllezërve/motrave – ndonjëherë të shkaktuara nga xhelozia ose kërcënimi nga suksesi i tjetrit – gjithashtu mund të shkaktojë përçarje, shtoi Coleman.

Coleman thotë se është e rëndësishme të ruhet qetësia në marrëdhënien familjare dhe të jepni mundësi për riparim dhe komunikim.

Edhe Para se t'i ndërprisni marrëdhëniet me një familjar, bëjini vetes këto 9 pyetje Lifestyle Para se t'i ndërprisni marrëdhëniet me një familjar, bëjini vetes këto 9 pyetje

Coleman shton se nganjëherë është e rëndësishme të pushosh nga marrëdhënia familjare, sidomos për dikë që distancimi nga nxitja e vazhdueshme e rikujtimit për gjëra rreth vetes që nuk i pëlqejnë ose që e bëjnë të mërzitur, është i dobishëm.

Sipas tij, si pikë e fundit nëse ke provuar të gjitha hapat që mund ta rregullojë marrëdhënien mes vëllezërve dhe motrave, nganjëherë është shkëputja e kontaktit për një kohë e cila mund të jetë një thirrje zgjimi për motrën/vëllain.

Coleman këshillon që të jeni empatikë për dhimbjen e familjarëve, ndërsa deklaroni me vendosmëri se keni punuar shumë që vëllai ose motra juaj të përgjigjet ndryshe ndaj jush, por ata nuk kanë qenë të gatshëm ose nuk kanë qenë në gjendje – kështu që ky nuk është një vendim që e keni marrë lehtë. Ai shton tutje se nuk mund të mbani një marrëdhënie me motrën ose vëllain tuaj vetëm sepse prindi juaj dëshiron ta mbani.