Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Si ka ndryshuar Coca-Cola për 132 vitet e jetës së saj

Në 1886-ën në Atalanta të SHBA-së, një farmacist ka krijuar një lloj të ri të pijes së gazuar, nga e cila as bota më nuk ishte ndryshe. E në këtë maj, Coca-Cola ka festuar 132 vjetorin e saj.

Coca-Cola për shumë vite me radhë e pothuajse në çdo vend të botës ka qenë pija e gazuar më e pëlqyer, transmeton koha.net.

Por Coca-Cola që ne e njohim e e duam sot, nuk ishte gjithmonë kështu, që nga shija e deri te shishja e tij, ka pësuar disa ndryshime përgjatë këtyre 132 viteve.

Coca-Cola është themeluar në vitin 1886 nga Dr. John S.Pemberton në Atalanta, Georgia të SHBA-së.

Njëra nga legjendat urbane më të famshme rreth Coca-Cola-s është se përmbante kokainë, e që ishte shumë e vërtetë, por në 1905, kokaina ishte hequr nga formula.

Më poshtë janë shishet e famshme të Coca-Cola-s si dhe reklamat e tyre më të famshme, ku u përfshi edhe babagjyshi i vitit të ri, për herë të parë në 1920, e që vazhdon edhe sot.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm