Jo fort larg qendrës së Gjilanit, ndodhet dyqani i orëndreqësit Shyqri Sahatçiu.
Ai e kalon pjesën më të madhe të ditës, nën ritmin e akrepave të orës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZanatin nuk e ka trashëguar, por e ka përvetësuar me kalimin e kohës, i nxitur nga pasioni i madh që ka për këtë punë, raporton KOHA.
Orëndreqësi gjilanas deri para 20 vjetësh quhej Shyqri Qerimi, por për hir të profesionit, e ndryshoi edhe mbiemrin në Sahatçiu.
Sahatçiu posedon edhe një koleksion orësh të vjetra mbi 100 vjet.
Ndryshe nga orët e tjera në këtë dyqan, akrepat e kësaj ore mjeshtri i ka kurdisur asisoj që të lëvizin prapa.
Sahatçiu i ka pothuajse të gjitha mjetet që i duhen për ta rregulluar një orë.
Edhe pse 72-vjeçar, ai thotë se nuk e ka ndërmend t’i ndahet punës.
Shyqri Sahatçiu, i cili ka gjysmë shekulli që merret me zanatin e orëndreqësit, në dyqanin e tij pret dhjetëra myshterinj për çdo ditë.