Një rezidencë në Los Angeles të SHBA-së ka dal në shitje për 245 milionë dollarë, duke u bërë shtëpia më e shtrenjtë që është në shitje tani në SHBA, e që i bie rreth 960 herë më shtrenjtë se sa një shtëpi tipike amerikane.
Kjo rezidencë ka 11 hektarë, ndërsa është ndërtuar në 1930-ën, teksa është rinovuar nga dizajneri Hanri Samuel në 1980-ën, por që ende mbetet mister pjesa e brendshme e saj, transmeton koha.net.
Shtëpia kryesore ka mbi 2322 metra katrorë, 11 dhoma gjumi, 18 banjo e një sallë vallëzimi.
Rezidenca ka edhe një pishinë gjigante e kopshte shumë të mëdha të stilit francez, parking-galeri që zë 40 vetura, një shtëpi të veçantë me 5 dhoma gjumi për mysafirë, fushë tenisi e një bodrum vere me 12 mijë shishe në të.
{gallery}
-
Në shitje shtëpia më e shtrenjtë në SHBA
-
Beyonce dhe Jay-Z blejnë shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni, me çmim marramendës
-
Shtëpia krejtësisht e djegur vihet në shitje për gati 400,000 dollarë
-
Jeff Bezos blen shtëpi 165 milionë dollarëshe, thyen rekord në Kaliforni
-
238 milionë dollarë, çmimi i apartamentit më të shtrenjtë në histori të SHBA-së