Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

238 milionë dollarë, çmimi i apartamentit më të shtrenjtë në histori të SHBA-së

Shtëpia më e shtrenjtë që është shitur në historinë e SHBA-së, është një apartament në Manhatan, të cilin miliarderi Ken Griffin e bleu për 238 milionë dollarë.

Prona luksoze ndodhet te ndërtesa “220 Central South Building”. Apartamenti shkon në katër kate, dhe ka pamje nga parku më i famshëm i New York, Central Park.

50-vjeçari Ken Griffin është themeluesi i fondit të investimeve “Citadel”, dhe kjo nuk është prona e vetme me çmim të çmendur që ka blerë këtë javë. Jo më larg se të hënën ai doli në lajme për blerjen e një shtëpie 124 milionëshe pranë pallatit Buckingham Palace, në Londër, transmeton tch.

{gallery}

Veç kësaj, ka blerë një tjetër apartament të shtrenjtë në Miami, për 60 milionë dollarë, në vitin 2015, si dhe një në Çikago, për 59 milionë dollarë.