Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shtëpia ku Al Capone planifikoi krimet po bëhet gati që të shkatërrohet

Shtëpia në Floridë të cilën gangsteri Al Capone e kishte në posedim për afërsisht dy dekada, dhe në të cilën edhe vdiq, është duke u planifikuar që të shkatërrohet.

Mediat në Miami kanë raportuar se pronarët e shtëpisë me nëntë dhoma gjumi, po planifikon që ta prishë atë, pasi e kishte blerë me çmim prej 10,75 milionë dollarësh këtë verë.

Njëri nga pronarët, Todd Glaser ka thënë se shtëpia e cila ndodhet rreth një metër mbi nivelin e detit, ka dëme nga përmbytjet dhe qëndrim të ujit nën të. Pronarët e rinj sipas tij, po planifikojnë të ndërtojnë shtëpi me dy kate, me tetë dhoma gjumi, 8 banjo, xhakuzi, spa dhe sauna.

“Shtëpia është një copë plehrë”, ka thënë Glaser, duke shtuar se ajo po e turpëron plazhin e Miamit.

Pronar tjetër i shtëpisë është edhe partneri në biznes i Glaserit, Nelson Gozalez, një investitor i njohur në Amerikë.

Shtëpia është vendosur në agjendën e shtatorit për përcaktimin e mundshëm të statusit historik të saj nga qyteti i Miamit, por Glaser tha se kjo nuk do të ndalojë planet e pronarëve të rinj.

Edhe Disa nga gjërat e Al Capones shiten në ankand për 3 milionë dollarë Kuriozitet Disa nga gjërat e Al Capones shiten në ankand për 3 milionë dollarë

Ndërkohë, Al Capone e kishte blerë shtëpinë për 40,000 dollarë në vitin 1928.

Gangsteri me nofkën “Scarface” ka vdekur në këtë shtëpi në vitin 1947, nga një sulm në zemër. Shtëpia po ashtu besohet se është vendi ku Capone dhe bashkëpunëtorët e tij komplotuan masakrën famëkeqe të Shën Valentinit, në të cilën shtatë anëtarë të një bande kundërshtare u qëlluan në një garazh parkimi në Çikago, në vitin 1929.