Një nënë nga Berati ka thyer shifrat e INSTAT lidhur me numrin e lindjeve në vend.
Në harkun kohor të 15 viteve të fundit, në Berat ka munguar një lindje trenjakësh. Por, këtë të shtunë, 25-vjeçarja Libonika Dodoveci ka sjellë në jetë 3 fëmijë, një djalë dhe dy vajza, përmes një lindjeje çezariane, transmeton tch .
Mimoza Beja, infermiere pranë Repartit Obstetrik Gjinekologjik, në Spitalin e Beratit, konfirmoi se 3 fëmijët, djali me peshë 3 kg dhe vajzat me peshë 2.7 dhe 2.6 kg gëzojnë shëndet të plotë. Sipas infermieres, kjo lindje konsiderohet e veçantë për këtë spital, pasi kishte munguar prej 15 vitesh.
Nga ana tjetër, nëna e re, e cila në shtatzëninë e parë solli në jetë 3 fëmijë, shprehet e habitur sepse nga ekot kishte mësuar se priste binjakë, por jo tre fëmijë.
Ndërsa, babai i fëmijëve, Ervisi, i emocionuar shprehet se do të jetë jo e lehtë për të përballuar rritjen e trenjakëve dhe për këtë apelon për ndihmë, sado e vogël qoftë ajo.
-
Një nënë nga Gjilani sjell në jetë trenjak në QKUK në minutat e parë të vitit 2026
-
Gratë që kryen lindje në privat ankohen për mosvizitim të fëmijëve të tyre në shtëpi
-
Srebrenica s’e harron gjenocidin
-
Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë