Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shqiptari zbulon fotografinë e këmbës së tij të amputuar në pako cigaresh

Një burrë 60 vjeç në lindje të Francës tha se është habitur kur ka zbuluar se fotografia e këmbës së tij të amputuar është përdorur në pako cigaresh pa pëlqimin e tij.

Fotografia është nxjerrë në paketat e cigareve brenda Bashkimit Evropian, së bashku me mesazhin: "Pirja e duhanit i bllokon arteriet".

Por, burri shqiptar, i cili jeton në Metz, tha se ka humbur këmbën e tij si pasojë e një sulmi në Shqipëri në vitin 1997.

Fotografia është zbuluar nga djali i tij, kur ai ka blerë një pako cigaresh vitin e kaluar në Luksemburg, raportojnë mediat franceze, transmeton REL.

Ai e ka sjellë pakon në shtëpi te familja dhe babai i tij ka konfirmuar se fotografia është pamje e këmbës së tij.

Ai tha se nuk është pajtuar kurrë që fotografia e tij të përdoret.

Edhe Burri që ndezi cigaren nga zjarri në një monument në Francë përballet me masa ligjore Botë Burri që ndezi cigaren nga zjarri në një monument në Francë përballet me masa ligjore

Ai beson se ajo është marrë në një spital lokal, ku ai ka qenë për vizitë për të parë nëse mund të pajiset me këmbë protezë.

"Është e pabesueshme që një person e gjen veten, pa pajtimin e tij, në paketimet e cigareve në të gjithë Bashkimin Evropian", tha avokati i tij, Antoine Fittante.

Avokati tha se po kontakton Komisionin Evropian për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.