Një qen i policëve është shpallur hero pasi ka gjetur një burrë të moshuar në qendër të Suedisë. Ai ishte shpallur i zhdukur.
Policët e kërkuan atë për pesë orë të tëra, para se qeni të fillonte aksionin e kërkimit, raportojnë mediat suedeze, përcjell KosovaPress.
“Unë e dërgova atë në kërkim, ai shkoi drejt malit dhe menjëherë gjeti diçka. Unë shkova atje dhe e gjeta burrin të shtrirë në tokë, i aftë për të folur, mirëpo i ngrirë dhe i lënduar”, shpjegon polici Anders Sjoberg .
Burri u dërgua në spital për shërim, teksa veprimi i qenit u lavdërua edhe përmes rrjeteve sociale.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeni eci 65 kilometra për t’u kthyer te ish-pronari
-
Qeni besnik e gjeti pronarin e zhdukur në malet e Meksikës
-
Policia zvicerane shpëton dy qen që u kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga
-
Qeni shpëtoi pronarin pasi ra në liqenin e ngrirë
-
Policia amerikane i del në ndihmë derrit që i iku pronarit