Një grua ka rënë nga një shkëmb 30 metërsh pasi ishte shpërqendruar në telefonin e saj – dhe ka mbetur e ngujuar aty për 13 orë derisa një kalimtar i ka dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë.
Në videon e publikuar nga Departamenti i Sherifit të qarkut të Los Angelesit shihen shpëtimtarët që ulen përmes një helikopteri në terrenin shkëmbor, raporton “The independent”.
Incidenti ndodhi në Palos Verdes, Los Angeles, Kalifornia.
Gruaja 32 vjeçe ishte në shkëmb rreth orës 19:00 të enjten kur ra derisa po shikonte në telefonin e saj, transmeton Koha.net.
Ajo nuk u gjet deri në orën 8 të mëngjesit të nesërm kur një kalimtar i dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë.
Edhe
Një grua në Kaliforni shpëtohet pas 14-orësh e përmbysur me veturë
Ata s’mundën ta nxjerrin atë, dhe kështu njoftuan autoritetet.
Zyrtari policor, Doug Kimura, tha: “Është me fat që nuk u dorëzua si pasojë e plagëve. Ajo është po ashtu me fat që dikush i dëgjoi britmat e saj për ndihmë”.
VIDEO: Palos Verdes, fall from 100’ cliff. #LASD Air Rescue 5 on scene working with @LACoFDPIO ground crews inserting LASD SEB Tactical Medics to conduct a hoist rescue. Patient was treated and airlifted to trauma center. @lacfd pic.twitter.com/EobIvem3YR
— SEB (@SEBLASD) December 27, 2019