Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja bie në vrimën e tualetit duke u përpjekur ta marrë telefonin

Gruaja bie në vrimën e tualetit duke u përpjekur ta marrë telefonin

Një grua që aksidentalisht hodhi celularin e saj në një birë jashtë shtëpisë në një pyll dhe ra brenda ndërsa përpiqej ta merrte atë, duhej të shpëtohej nga zjarrfikësit në Washington.

Shefi i departamentit të zjarrfikësve, Tim Manly, tha se gruaja, e cila ishte në majën e malit Walker në pyllin kombëtar olimpik, ishte duke përdorur telefonin e saj kur ai ra në tualet të martën, raportoi the Kitsap Sun.

Manly tha se ajo çmontoi ulësen e tualetit dhe përdori zinxhirë qeni për të provuar ta merrte telefonin. Kjo përpjekje dështoi dhe ajo ra me kokë në tualet.

Gruaja ishte vetëm dhe u përpoq të dilte jashtë për 10 deri në 15 minuta. E ribashkuar me telefonin e saj, ajo thirri ndihmën e shpejtë, tha Manly.

Zjarrfikësit e nxorën dhe thanë se gruaja nuk ishte e lënduar.

Edhe Pema bllokon një person në Pennsylvania në një tualet portativ Kuriozitet Pema bllokon një person në Pennsylvania në një tualet portativ

Ajo ishte e lodhur dhe “i inkurajua fuqishëm që të kërkonte kujdes mjekësor pasi u ekspozua ndaj mbetjeve njerëzore, por ajo vetëm donte të largohej nga aty”, tha departamenti.

"Unë e kam bërë këtë punë për 40 vjet, dhe ky ishte rasti i parë i tillë", tha Manly.