Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shkrin akullnaja, zbulohen pas 75 vjetësh trupat e paprekur të një çifti

Një çift, që u zhduk 75 vjet më parë në Alpe, u zbulua pas shkrirjes së një akullnaje në Zvicër.

Zbulimi i tyre i jep fund dekadave të tëra me dyshime për shtatë fëmijët e çiftit.

Trupat e Marcelin Dumoulin dhe gruas, Francine, u gjetën pranë njëri-tjetrit në masivin Diablerets në jug të Zvicrës.

Krahas trupave gjendeshin edhe çantat e shpinës, një libër dhe një orë.

Marcelin, në atë kohë 40 vjeç, punonte si orëndreqës.

Edhe Shkrirja e akullnajës zvicerane zbulon alpinistin e zhdukur që nga viti 1986 Botë Shkrirja e akullnajës zvicerane zbulon alpinistin e zhdukur që nga viti 1986

E shoqja, në atë kohë 37 vjeç, ishte mësuese.

Çifti u zhduk më 15 gusht të vitit 1942 pasi u ngjitën në një resort skish.

Pas dy muajsh kërkim ata u shpallën të humbur dhe shtatë fëmijët u vendosën në një jetimore.

Tashmë çifti do varroset në një kishë.

Edhe Shkrirja e akullnajave zbulon mbetjet e avionit 50-vjeçar Kuriozitet Shkrirja e akullnajave zbulon mbetjet e avionit 50-vjeçar

Vajza e tyre tha se nuk do të veshë rroba të zeza.

“Do vishem me të bardha, pasi kjo simbolizon shpresën”, tha Marceline.

Image
Image
Image