Shkencëtarët kanë raportuar rastin e veçantë të një rose misku australiane që mësoi të thoshte “ti kokë budallai”, me shumë mundësi nga një ish-kujdestar.
Hulumtimi, i botuar në një numër të veçantë të revistës Philosophical Transactions of the Royal Society of London B, demonstron praninë e mësimit vokal të avancuar në speciet endemike të rosës së miskut në Australi në një nivel të krahasueshëm me atë të zogjve këngëtarë dhe papagallëve.
Sipas shkencëtarëve, duke përfshirë Carel ten Cate nga Universiteti Leiden në Holandë, shfaqja e pavarur e këtij tipari në rosat e miskut, mund të ofrojë mundësi për analiza krahasuese të mekanizmit dhe funksionit të mësimit vokal midis zogjve të ndryshëm, duke hedhur më shumë dritë mbi evolucionin të tiparit tek njerëzit.
Në hulumtim, shkencëtarët bënë të ditur se rosa u rrit nga një “vezë e freskët” në Rezervatin Natyror Tidbinbilla në jug -perëndim të kryeqytetit të Australisë Canberra në 1983.