Po të kishit 62.500 dollarë apo 57,000 euro në xhepin tuaj, mbase kjo xhaketë sot do të ishte e juaja.
Aktori i njohur Patrick Swayze, një ndër aktorët më të njohur kryesisht nga filmi “Dirty Dancing”, kujtohet edhe për xhaketën e tij të bukur në po këtë film, transmeton Koha.net.
Po kjo xhaketë, gjatë mbrëmjes së djeshme u shit në një ankand në Los Angeles plot 62,500 dollarë, njofton BBC.
Në ankand kishte edhe shumë gjëra tjera të Swayze duke përfshirë edhe veshje nga filmat e tij “Ghost” dhe “Point Break”, madje gjatë ankandit bëhet e ditur se është blerë edhe dhëmbi i tij por ende nuk është bërë i ditur çmimi.
Swayze ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçar në vitin 2009 pas një beteje me kancerin në pankreas.

-
Tualeti prej ari pritet të shitet për 10 milionë dollarë
-
Fanella e famshme e finales së Botërorit shitet për 4.9 milionë dollarë
-
AS: 710 milionë të shndërruara në hi
-
Shiti unazën me diamant të babait të ndjerë për të parë finalen e Villas
-
Zoë Kravitz nxit spekulimet për fejesë me Harry Styles, shafqet në publik me unazë diamanti