Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shimpanzetë shihen duke vënë insekte në plagët e tyre për t’u shëruar

Shimpanzetë dyshohet se kanë krijuar formën e tyre të vetë-mjekimit.

Hulumtimi i botuar nga revista Current Biology zbuloi se shkencëtarët kanë vëzhguar së fundmi shimpanzetë duke aplikuar insekte të grimcuara drejtpërdrejt në plagët e hapura të njëri-tjetrit në atë që duket të jetë një përpjekje për të shëruar lëndimet.

Sipas The Guardian, studiuesit së pari vëzhguan metodën e shërimit që përdorej nga shimpanzetë në Gabon.

Simone Pika, një biologe në Universitetin e Osnabruckut në Gjermani dhe një bashkautore e studimit, diskutoi rëndësinë e shikimit të shimpanzeve që kujdesen për njëri-tjetrin, shkruan People. 

“Duhet shumë besim për të vënë një insekt në një plagë të hapur”, tha Pika. "Ata duket se e kuptojnë se nëse ma bën këtë me këtë insekt, atëherë plaga ime përmirësohet. Është e mahnitshme".

Edhe Njerëzit mund të kenë aftësi rigjeneruese Lifestyle Njerëzit mund të kenë aftësi rigjeneruese

Insektet e përdorura nuk janë identifikuar për nga lloji, por duket se janë insekte fluturuese.

Shimpanzetë janë parë teksa aplikonin ose vendosnin një insekt në plagët e tyre dhe ato të të tjerëve.