Pas sulmeve ndaj infrastrukturës së Arabisë Saudite të naftës, zyrtarët amerikanë kanë diskutuar përdorimin e një depozite të stërmadhe nafte që SHBA ruan në shpella nëntokësore.
Me rritjne çmimit të naftës, presidenti Trump shkroi në Twitter se kjo naftë mund të përdorej për ta mbajtur tregun të furnizuar mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për më shumë se 640 milionë fuçi naftë të fshehura në shpella kripe në nëntokën e Teksasit dhe të Luizianës.
Këto depozita strategjike janë krijuar që në vitet 1970.
Këto masa u morën për shkak të mungesës që naftës që u krijua nga embargoja e luftës arabo-izraelite e vitit 1973.
Lufta zgjati tre javë, por embargoja e naftës zgjati nga tetori e deir në mars, duke bërë që të katërfishohet çmimi i naftës nëpër botë.
Në vitin 1975, kongresi miratoi ligjin për të krijuar rezerva nafte./tch
{gallery}