Avokati nga Teksasi, Rod Ponton, ka bërë bujë në rrjetet sociale me një gabim që i ndodhi gjatë një seance gjyqësore, përmes platformës “Zoom”. Në vend të pamjes së tij, në ekran shfaqej një macë.
Teksa thoshte se asistentja e tij po mundohej të rregullonte çështjen, ai dëgjohet duke thënë se “Jam këtu direkt, s’jam një mace”.
Duke shkruar për këtë incident, gjykatësi Roy Ferguson, ka thënë se ajo shfaq “përpjekjet e komunitetit për të vazhduar përfaqësimin e klientëve të tyre në kohërat sfiduese për shkak të pandemisë”.
Video me t’u publikuar është bërë virale në rrjetet sociale.
Artikuj të ngjashëm