Të paktën një e katërta e sipërfaqes së Tokës do të bëhet edhe me e thatë pavarësisht se objektivi për të mbajtur ngrohjen në dy gradë Celcius është arritur, sipas një studimi të publikuar sot.
“Por, nëse njerëzimi arrin të mbajë ngrohjen nën 1,5 gradë Celcius, kjo thatësirë nuk do t’i prekë dy të tretat e sipërfaqes që rrezikohet me temperaturën dy gradë Celcius”, sipas këtij studimi të publikuar në revistën “Nature Climate Change”.
Marrëveshja e Parisit mbi klimën, e nënshkruar në vitin 2015, synon të mos lejojë rritjen e temperaturës mbi nivelin kritik të dy gradë Celcius, në raport me epokën paraindustriale.
“Nëse objektivi i 1,5 gradë Celcius arrihet, disa pjesë të jugut të Evropës, të jugut të Afrikës, të Amerikës Qendrore, të brigjeve australiane dhe të Azisë juglindore (zona ku banojnë më shumë se 20 për qind e popullsisë botërore) do të evitonin një thatësirë të lartë”, shpjegon një prej autorëve të këtij studimi, Su Jong Jeong, të Universitetit të Shkencave dhe Teknologjisë në Shenzhen, në Kinë.
Kur tokat bëhen më të thata, degradimi i sipërfaqes dhe shkretëtirëzimi përshpejtohen, ashtu si humbja e biodiversitetit, kryesisht i bimëve dhe pemëve të nevojshme për të thithur CO2-in (dioksidin e karbonit), përgjegjës për ngrohjen klimatike, duke rritur gjithashtu mundësitë për zjarre.
-
Synimi global për ndryshimin e klimës
-
Gradët e rrezikut: Si do të duket bota nëse nuk përmbushen caqet klimatike?
-
Ngrohja globale mund ta lërë çerekun e planetit në thatësirë të përhershme
-
Frikë për thatësirë në Evropë, maji ishte muaji i dytë më i nxehtë ndonjëherë
-
Njerëzit do të jenë 40% më të varfër nëse temperatura globale rritet për 4°C