Quhet ”Rruga e Jungasve” dhe ndodhet në Bolivi. ”Ajo është rruga më e rrezikshme në botë dhe jo rastësisht quhet udhëtimi drej vdekjes”, shkruhet në faqen italiane fuoriditesta.it.
Kjo rrugë shkon nga 3 600 metra mbi nivelin e detit, për t’u rritur më pas në lartësinë mbi 4 600 metra mbi nivelin e detit dhe përsëri zbret në 1 500 metra.
Rruga është e paasfaltuar e ashpër dhe, gjatë saj, asnjë barrierë anësore nuk mbron shoferët nga shpatet dhe humnerat.
Për më tepër, është e mundur të takosh klima të ndryshme gjatë udhëtimit.
Ndërtimi i asaj që konsiderohet rruga më e rrezikshme në botë daton që nga viti 1930, ku punëtorët ishin disa të burgosur nga Paraguaji dhe qëllimi ishte të lidhte kryeqytetin me Amazonën Boliviane.
Edhe
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
Me kalimin e viteve, ka pasur aksidente tragjike, siç është ajo e vitit 1983 në të cilën vdiqën rreth 100 njerëz.
Vitet e fundit është ndërtuar një rrugë më moderne dhe më e sigurt, megjithatë rruga vazhdon të frekuentohet nga turistët kureshtarë dhe nga banorët e fshatrave të largëta që janë në këtë zonë.
-
Si mund të ndikojë lartësia mbidetare në Mexico City tek anglezët?
-
Rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
-
Venezuela vazhdon përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve të ngecur nën rrënoja
-
“Ishte si një film horror” – Banorët i përshkruajnë skenat pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë