Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rrinte për orë të tëra në telefon, modelja humbi shikimin

Chloe Ferry, pjesëmarrëse në reality show “Geordie Shore”, një program britanik që në fokus ka të rinjtë dhe aventurat e tyre gjatë verës, ndau me ndjekësit një eksperiencë shumë të keqe në marrëdhënien e saj me telefonin.

Ajo tregoi se ishte shumë e frikësuar pasi qëndrimi për shumë orë në telefon, ndikoi në shikimin e saj.

Për shkak të qëndrimit të saj të gjatë në telefon, migrena e 25–vjeçares kishte avancuar shumë, saqë ajo nuk mund të shihte më.

E frikësuar dhe e panikosur ajo foli për ndjekësit:

“Ishte mjaft e frikshme”, u shpreh Ferry. Humba shikimin përkohësisht. Kurrë, kurrë, nuk më ka ndodhur kështu më parë.

Këtë mëngjes kisha shumë punë për të bërë, por vendosa ta bëj pushim.”

Edhe Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor” Showbiz 1 muaj më parë Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”

Me sa duket, 25 vjeçarja është frikësuar aq shumë saqë ka vendosur që për disa kohë të qëndrojë larg telefonit.

Më pas shtoi me shaka:

“Pa dyshim që nëse ndonjëri më shkruan, sigurisht që do i përgjigjem, por jo për punë”/Burimi: Mirror

Image