Një pllakat unik i misionit ”Apollo 11”, që u mor me vete në Hënë në 1969, u shit për 468,500 dollarë në ankandin që u zhvillua në Dallas, Teksas, të koleksionit personal të astronautit Neil Armstrong.
Pllakati përfaqëson modulin që preku Hënën më 20 korrik 1969, mbi sipërfaqen e satelitit natyror të Tokës.
Në momentin e kthimit në Tokë, pllakati u bashkëngjit mbi një mbështetëse prej druri përpara se t’i ofrohej Neil Armstrong, njeriut të parë që shkeli në Hënë, përcjell Ata.
Dy djemtë e Neil Armstrongut, Rick dhe Mark vendosën të shpërndajnë koleksionin e rëndësishëm të babit të tyre, i cili vdiq në gusht të 2012, që përfshin më shumë se dy mijë objekte.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjërat e astronautit Armstrong shiten për 7.5 milionë dollarë
-
Dalin në ankand gjërat personale të Neil Armstrong, njeriut të parë që shkoi në hënë
-
Xhaketa e astronautit amerikan që shkoi në Hënë shitet për 2.8 milionë dollarë
-
51 vjet më parë njeriu shkeli për herë të parë në Hënë
-
Xhirimet origjinale të uljes së Apollo 11 në Hënë janë shitur për 1.8 milionë dollarë