Gjërat personale të astronautit të njohur Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në Hënë, u shitën në një ankand për 7.5 milionë dollarë.
Shtëpia e ankandit Heritage në Dallas njoftoi se me çmimin më të lartë prej 468,000 dollarësh, u shit shenja e identifikimit të Armstrongut nga moduli hënor Apolo 11.
{gallery}
Një pjesë e helikës dhe një pjesë e krahut të aeroplanit të vëllezërve Wright u shit për 275,000 dollarë, raporton AP, transmeton ksp.
Veshja e Armstrongut që barti në misionin e vitit 1966 u shit për 109.375 dollarë.
Përveç kësaj, në një ankand të veçantë, helmeta e artë e John Glennit, amerikani i parë që fluturoi jashtë Tokës, u shit për 46,250 dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dalin në ankand gjërat personale të Neil Armstrong, njeriut të parë që shkoi në hënë
-
Xhaketa e astronautit amerikan që shkoi në Hënë shitet për 2.8 milionë dollarë
-
Rreth gjysmë milioni dollarë për pllakatin që Amstrongu e mori në Hënë dhe e ktheu në Tokë
-
Xhirimet origjinale të uljes së Apollo 11 në Hënë janë shitur për 1.8 milionë dollarë
-
Shitet ora e milionerit që humbi jetën në Titanik