Rrahim Pacolli, sekretar në partinë e Behgjet Pacollit, AKR, njihet për shoqërinë e tij të gjerë, kryesisht me politikanë, shoqëri të cilën vazhdimisht e ‘reklamon’ në Facebook.
Kësaj radhe, ai ka postuar një fotografi me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, por që në vend të emrit “shok”, a e ka quajtur mikun e tij “shik”.
“Me shikun tim Sami Lushtakun per drek”, ka shkruar fillimisht Pacolli në Facebook.

Me pas këtë e ka përmirësuar duke treguar se drekën po e ha me mikun e tij Sami Lushtakun. Por, edhe fjalën “drek” e ka shkruar gabimisht e të cilën nuk e ka përmirësuar ende.