Alpinisti i njohur urban, francezi Alain Robert, i quajtur ndryshe “spiderman” për shkak të aventurave të tij, u arrestua nga policia gjermane pasi u ngjit në një ndërtesë rreth 153 metra në qytetin e Frankfurtit.
Dëshmitarët treguan se atij iu deshën vetëm rreth 20 minuta për t’u ngjitur në majën më të lartë të ndërtesës së bankës qëndrore të qytetit.
“Ngjitja e 57 vjeçarit, Alain Robert në këtë ndërtesë përbënte një shkelje”, sipas policisë gjermane.
Në fillim të këtij viti, Robert u ngjit në një nga ndërtesat më të larta në kryeqytetin e Filipineve, Manila.
Aktivitetet e tij të ngjitjes e kanë ndihmuar Robert për të hyrë në librin e rekordeve “Guinness” duke përfshirë edhe disa arrestime.
Artikuj të ngjashëm
-
“Spidermani” francez ngjitet në një nga ndërtesat më të larta në Frankfurt
-
“Spidermani francez” ngjit ndërtesën e lartë në Paris për t’i dhënë një mesazh Macronit
-
“Sidermani” francez në moshën 60-vjeçare ngjitet në rrokaqiell
-
“Spidermani” francez ngjet pa litar një nga ndërtesat më të larta në Londër, arrestohet
-
Alpinisti amerikan ngjitet pa litar në ndërtesën 101-katëshe në Tajvan