Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rit i rrallë i djemve të maskuar të arapëve të Polenës së Korçës

Një rit i rrallë i zonës së arapëve të Polenës në Korçë vjen tashmë i dokumentuar në çdo etapë, duke nxjerrë në pah një shfaqje të veçantë popullore me zanafillë pagane që i ka mbijetuar kohës.

Ndonëse fillesa e tij humb në mjegullën e shekujve, simbolikat e lidhin me kultet. Riti i veçantë që përbën një trashëgimi të vyer shpirtërore të zonës, nuk është i dokumentuar me video, por rrok personazhe të ndryshme dhe shtresëzime kulturore.

Vetë termi arapë, nuk ka të bëjë me kulturën e lindjes së largët, sesa me vetë imazhin.

Një prej shpjegimeve qe ka të bëjë me ritin që përfshin gjithë fshatin, është përzënia e dimrit.

Pos në Polenë të Korçës, riti gjendet edhe në malësinëë e Sharrit, në Maqedoninë e Veriut, fshatrat e Greqisë në kufi me Shqipërinë e në Sardenje, ndërsa Hungaria e ka regjistruar në UNESCO. Në vendin tonë, Shqipëri, udhëtimi i tij është ndërprerë disa herë.

Vetë realizimi i maskës përbën një rit që me brezat mezi është ruajtur, duke përdorur lëkurën e kafshëve dikur material bazë për shumëçka. Megjithëkëtë, lajmi i mirë është se riti aplikohet nga të rinjtë, duke mos e rrezikuar. Në fund të studimit, kërkuesja shkencore, Jonida Sela ka botuar me Berkun një katalog, që shërben si dëshmi dokumentare e shfaqjes së Polenës/Koha Jonë.