Shtojca për Kulturë

Eposi mes popullsisë autoktone të Ilirikumit para dyndjeve sllave

Harta e luftërave gotike (faza e parë)

Harta e luftërave gotike (faza e parë)

Ky studim ndihmon në konfirmimin e origjinës së eposit në antikën e vonë mes popullsisë autoktone të Ilirikumit para dyndjeve sllave dhe në mohimin e pretendimeve se eposi shqiptar ka origjinën nga eposi boshnjak i periudhës otomane. Gjithashtu, studimi shpërfaq nevojën e shqyrtimit të rolit të elitave dhe grupeve sociale të ndryshme si ushtarët në krijimin dhe formësimin e eposit. Ka nevojë për përmirësim të digjitalizimit që materiali të jetë më i qasshëm për kërkime. Në aspektin linguistik, lipsen rishikime gjuhësore si për shembull origjina e fjalës “shka/shkije” dhe kuptimi i saj në epos

Origjina epike – krahasim

Tabela më poshtë është një krahasim të shkurtër të ngjarjeve historike dhe disa traditave epike.

Ngjarjet historike

Cikli Mujovian

Cikli i Kosovës

Cikli Arthurian

Cikli i Dietrichit

Ikja e Mundit nga oborri Gepid (pasi daja i tij e merr fronin) dhe themelimi i minishtetit në jug të Danubit

Muji merr fuqi/shpatë magjike nga zanat

Ëndrra e Sulltan Muratit dhe nxitja e këshilltarëve të tij ta sulmojë Kosovën; nisja

Arturi (Arthur) merr shpatën magjike nga zana (Zonja e Liqenit)

Ditrih (Dietrich) detyrohet të ikë në ekzil te Hunët nga xhaxhai i tij Ermenrih

Ushtria romake e kalon detin dhe Danubin për t’i luftuar barbarët

Muji/Halili kalojnë Danubin për t’i luftuar shkijet

Sulltan Murati e kalon detin (duke ndarë ujërat)

Arthuri e kalon Kanalin anglez për të luftuar në Gali

Ditrih mbretëron në det dhe pas ekzilit e kalon Danubin për ta rimarrë Italinë

Vdekja e djalit të Mundit, Mauricit, gjatë zbulimit dhe vdekja e Mundit. Beteja e Salonës në

v. 536

Vdekja e djalit të Mujit Omerit, gjatë zulimit (pas insistimi i nënës për të mos shkuar)

Vdekja e Sulltan Muratit dhe vrasësit të tij Kopiliqit, si dhe djalit të tij Jakubit në Betejën e Kosovës

Vdekja e djalit të Arthurit, Amr dhe vdekja e Arthurit në Betejën e Kamlanit në v. 537

Vdekja e shoqëruesit të ri të Ditrihut, Alphartit gjatë zbulimit (pas insistimit të gruas për të mos shkuar)

‘Mos-vdekja’ e Mujit duke shkuar në nëntokë mekalin e tij

‘Mos-vdekja’ e vrasësit të Muratit, MIllosh Kopiliqit(që jeton pas prerjes së kokës)

‘Mos-vdekja’ e Arthurit duke shkuar në Avalon (i gatshëm të ringjallet kur nevojitet)

‘Mos-vdekja’ e Ditrihut duke shkuar brenda një mali me kalin e tij

Shih (Jones, 1911; Loomis, 1930, 1949, 1958; Richey, 1950) (Sayce, 1994) (Boyer, 2012; Flood, 2000; McConnell, 2002; Reichl, 2010) (Bakic-Hayden, 1998; Di Lellio & Elsie, 2009; Lugar, 2005; Pavlović, 2009; Pavlović & Atanasovski, 2016)

Konsiderata gjuhësore dhe të tjera

Së pari, duhet ta adresojmë faktin se te emrat e personazheve kemi të bëjmë me përputhje kuptimore të emrave origjinalë dhe emrave të rinj otomanë. Kjo na detyron të diskutojmë dy gjëra, vend-origjinën dhe shtresat sociale. Përshtatja semantike dhe fonike e emrave ka gjasa të jetë bërë nga njohës të gjuhëve greke, latine dhe gjuhës së re otomanishte. Kjo nënkupton se ka më shumë gjasa që “përkthyesit” të kenë qenë me bazë në Shqipëri (për shkak të kontaktit më të madh me dy gjuhët e vjetra) se sa në Bosnje. Njëkohësisht, Shqipëria është inkorporuar më herët në Perandorinë Otomane sesa Bosnja; dhe nëse eposi nuk ka origjinën në Bosnje, ka logjikë që përshtatja të jetë bërë në vendin që më herët ka pasur kontakt me Perandorinë Otomane.

Sidoqoftë, kjo nuk e përjashton mundësinë që eposi shqiptar të ketë pësuar ndikime nga Bosnja më vonë. Kur jemi te vend-origjina, një argument tjetër i pashqyrtuar për një origjinë të eposit dhe të kënduarit epik nga popullsia autoktone para-sllave është edhe fakti që një mënyrë tjetër e të kënduarit e përhapur në të njëjtin areal konsiderohet si parasllave. E kam fjalën për polifoninë, që përveç shqiptarëve, e praktikojnë edhe popullsitë sllave në zonat malore dinarike, e që quhet ganga. Lidhja mes ganga dhe fjalës shqipe kanga/kënga është propozuar nga Bariç.

Përkthimet dhe përshtatjet e tilla të emrave gjithashtu e nxjerrin në pah rolin e elitave (politike, ushtarake, fetare) në formësimin e eposit. E kam theksuar më herët se eposi është ndikuar nga shkrimet e Prokopit. Ky fakt dhe përkthimi i emrave janë indikatorë të qartë për përfshirjen e elitave të edukuara në mirëmbajtjen e eposit. Po ashtu, duhet theksuar se vatrat kryesore të kultivimit të eposit, Malësia shqiptare si dhe Hercegovina sllave, gjenden pranë dy qendrave të rëndësishme urbane, Shkodrës dhe Raguzës.

Problemi i emrit të Mujit na çon drejt trajtimit të lidhjes së tij me fjalën shqipe mund/muj (që është përdorur për ta shpjeguar emrin Muji). Së pari, transformimi i emrit Mund/Mundo në Muj/Mujo/Muja përputhet me metafoninë mund/muj. Së dyti, e kemi çështjen e etimologjisë së vetë fjalës mund/muj. Topalli propozon një etimologji gjermanike për këtë fjalë, por pa një burim të sigurt, potencialisht me burim nga fjala macht (Topalli, 2017). Një etimologji gjermanike e hap mundësinë që në fakt vetë fjala “mund” të ketë ardhur nga emri Mund. Diçka e tillë ka ndodhur në raste tjera, ku emri i Karlit të Madh është shndërruar në fjalën kral (mbret), dhe emri i Cezarit është shndërruar në fjalën Kajzer dhe Car (perandor). Rëndësia e Mundit për shqipfolësit e hershëm, ka gjasa të ketë ndikuar në përhapjen e kësaj fjale në këtë mënyrë.

Përfundimisht, nga tabela e shohim se ngjarjet e shekullit VI dhe ato të eposit po ashtu korrespondojnë si shabllon për ngjarje dhe tema në Betejën e Kosovës dhe legjendat e saj (shqiptare), dhe kanë ngjashmëri me legjendat Arthuriane dhe gjermanike (Boyer, 2012; Flood, 2000; McConnell, 2002; Reichl, 2010). Në bazë të këtyre gjetjeve të prezantuara në tabelë, mund të ketë ekzistuar një super-autostradë evropiane e informacionit epik. Këtu bëhet fjalë për “udhëtim” të ngjarjeve, legjendave e miteve, ndoshta përmes elitave fetare apo ushtarake.

Përfundime dhe rekomandime

Këtu do t’i jap disa konkluzione në bazë të këtij studimi. U fokusova në Ciklin Mujovian dhe marrëdhënien e tij me shtetndërtimin në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu e eksplorova marrëdhënien e tij me etnogjenezën shqiptare dhe fola për konceptin e etnicizmit. Po ashtu kam shqyrtuar origjinën e eposit, dhe ngjarjet e personat që kanë shërbyer si frymëzim për të.

Ka përpjekje të qëllimshme për ta përdorur eposin në shtetndërtim simbolik, në Kosovë në shekullin XXI sikur që kishte në Shqipëri në shekullin XX. Kosova synon që përmes njohjes së Eposit në UNESCO si trashëgimi ta afirmojë veten ndërkombëtarisht.

Nga ana tjetër, vetë eposi serb por edhe ai shqiptar janë përdorur për të orientuar nacionalizmin serb kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve.

Ekziston një fokus i ri mbi eposin, ngjarjet dhe personazhet historike. Por duhet eksplorim më i gjerë i lidhjeve veriore/gjermanike të eposit. Po ashtu duhet më shumë multidisiplinaritet në hulumtime, duke përfshirë edhe shkencat ekzakte. Sikur te rasti i Beowulfit, që është studiuar në raport me ngjarjet e vitit 536 t.e.s dhe periudhën e ftohjes së antikës së vonë, duhet të eksplorohet kjo periudhë dhe lidhjet e saj me epikën shqiptare.

Ky studim ndihmon në konfirmimin e origjinës së eposit në antikën e vonë mes popullsisë autoktone të Ilirikumit para dyndjeve sllave dhe në mohimin e pretendimeve se eposi shqiptar ka origjinën nga eposi boshnjak i periudhës otomane. Gjithashtu, studimi shpërfaq nevojën e shqyrtimit të rolit të elitave dhe grupeve sociale të ndryshme si ushtarët në krijimin dhe formësimin e eposit.

Ka nevojë për përmirësim të digjitalizimit që materiali të jetë më i qasshëm për kërkime. Në aspektin linguistik, lipsen rishikime gjuhësore (për shembull origjina e fjalës shka/shkije dhe kuptimi i saj në epos). Duhet të ketë përkrahje të hulumtimeve dhe botimeve letrare, sidomos për fëmijë. Dhe përfundimisht duhet të ketë edhe përkujtime të ngjarjeve historike të rëndësishme për eposin, si Beteja e Salonës.