Një grua britanike që jeton në Spanjë, zemra e së cilës pushoi për gjashtë orë, u rikthye përsëri në jetë.
Mjekët vlerësojnë se është një “rast i jashtëzakonshëm”.
Gruaja që quhet Audrey Schomean, pati arrestin më të gjatë kardiak që u regjistrua ndonjëherë në Spanjë.
34 vjeçarja e cila jeton në Barcelonë, filloi të ketë probleme në të folur, lëvizje e në vetëdije, derisa me burrin e saj po shëtiste në Pirenej, në një mot të ftohtë.
Siç raporton BBC, gjendja e saj u përkeqësua derisa po priste shërbimet emergjente, transmeton Koha.net.
Burri i saj Rohan thotë se kishte menduar se ajo kishte vdekur.
Rasti u vlerësua se ajo u rikthye në jetë pasi kishte vdekur.
Ekipi britanikë e ktheu në jetë pas gjashtë orësh. Thanë se temperatura e trupi të saj kishte rënë shumë, një i ftohtë që kurrë s’e kishin ndjerë më parë.
Kur kishte mbërritur në spitalin Vall d'Hebron të Barcelonës, ajo nuk kishte shenja jetësore.
Schoman u lirua 12 ditë më vonë nga spitali.