Një postier në Angli ishte i “vdekur” për vetëm 21 minuta, pasi është kthyer në jetë teksa po dërgohej në morg.
Joao Araujo kishte përjetuar një sulm kardiak më 2009 teksa po voziste duke e çuar gruan e tij në punë.
Megjithatë, ai ka folur për mediat vetëm dhjetë vjet pas ngjarjes duke thënë se s’kishte dashur të bëhej i falshëm.
Pas gjashtë orësh tentimesh nga doktorët, ata i kishin thënë familjes së Araujos se 48-vjeçari ka vdekur. Megjithatë, teksa po e transportonin drejt morgut, ai nisi lëvizjet dhe zemra e Araujot nisi të rrihte sërish.
Mjekët nuk kanë arritur të japin shpjegim, por kanë thënë se ai mund të kishte përjetuar dëme të përhershme në tru për shkak të mungesës së oksigjenit për 21 minuta.
Postieri po cilësohet si “njeriu i mrekullisë”.
-
Rikthehet në jetë pasi i pushoi zemra për gjashtë orë
-
Bentancur bie pa ndjenja, gjendja e tij tani është e mirë
-
“Vdekje klinike” - E futën në operacionin për dhurim organesh, por burri zgjohet në sallë
-
Pacienti u shpall gabimisht i vdekur, spitali anglez detyrohet të kërkojë falje
-
Ekuador, gruaja “e vdekur” nis të marrë frymë në arkivol