Brendi botëror i njohur i birrës “Budweiser”, iu ka dërguar 160 portierëve birra, për çdo gol që Lionel Messi iu ka shënuar atyre, raporton “BRFootball”.
Kjo ndodhi për arsye që Messi theu rekordin e Peles për më së shumti gola në karrierë për një klub, kështu duke shënuar 644 gola për skuadrën e Barcelonës, përcjell KP.
Messi më së shumti ka mposhtur ish-portierin e Valencias, Diego Alves, të i cilit i ka shënuar 21 gola. Derisa “viktima” e tij e dytë e preferuar është legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, të cilit i ka shënuar 17 gola.
“Budweiser” lëshoi edhe një postim ku kishte sqaruar më shumë rreth dhuratave, dhe ai vijon si më poshtë.
“644 gola, 644 birra të personalizuara, 160 portierë. Leo Messi dhuron në fushë, ne dhurojmë jashtë fushës. Një shishe e personalizuar për çdo portierë”.
