Hulumtuesit zvicerane kanë kalkuluar konstanten matematikore “pi” në një nivel të ri botëror, duke arritur në 62.8 trilionë karaktere duke përdorur një superkompjuter.
“Kalkulimi zgjati për 108 ditë e nëntë orë”, ka njoftuar Universiteti i Shkencave në Graubuenden.
Përpjekjet e këtij hulumtimi ishin “dyfish më shpejtë se rekordi që Google e vuri më 2019 dhe 3.5 herë më shpejt se rekordi që u arrit në vitin 2020”, sipas Qendrës për të Dhëna në këtë universitet.
Hulumtuesit ishin duke pritur Librin e Rekordeve Guinnes për ta certifikuar arritjen. Deri atëherë ata kanë zbuluar vetëm 10 shifrat e fundit që i kanë kalkuluar për numrin “pi”: 781792464.
Rekordi i kaluar i kalkuluar ishte në shifra 50 trilionëshe.
Edhe
Statistika të veçanta të kampionëve të botës
Numri “pi” përfaqëson raportin e perimetrit të një rrethi me diametrin e tij, me një numër të pafund shifrash që ndjekin pikën dhjetore.
Hulumtuesit vazhdojnë të shtyjnë përpara kalkulimet për konstanten dhjetë shifrat e para të së cilës janë 3.141592653 – madje edhe duke përdorur kompjuterë të fuqishëm.
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
- 1 Maji në epokën e AI-së: Përparimi duhet të jetë i përqendruar te njerëzit
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë