Shpargu mund të jetë i famshëm në Belgjikë, por ligjvënësit lokalë u befasuan kur gjetën një recetë për të në mesin e ligjeve dhe dekreteve mbretërore të javës së shkuar.
Teksti aksidentalisht ishte kopjuar dhe bartur në legjislacionin për çmimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
“Bon Appetit!” shkruhej në fjalinë e fundit, para se të vazhdohej me çështjet serioze ligjore.
Më pas teksti është fshirë nga databaza.
Gabimi u gjet pas një përditësimi që iu bë versionit francez të tekstit në gazetën zyrtare belge, ku publikohen ligjet, dekretet dhe dokumentet tjera zyrtare.
Në mesin e neneve për çmimet e ilaçeve ishte edhe receta për pjatën me perime.